Videot bëhen virale në rrjet, por NASA e mban të fshehur. Çfarë do ndodhë me Tokën të premten?

913
Sigal

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) flet për një asteroid që po i afrohet tokës. Behët fjalë për  asteroidin 2002 NT7.

Një njoftim në faqen zyrtare të NASA-s shkruan se në asteroidi 2002 NT7 ndodhet afër tokës.

Por, njerëzit që qarkullojnë teori konspirative deklarojnë se të premten, më 1 shkurt 2019-të ky asteroid do t’i afrohet shumë Tokës aq sa mund të përplaset.

Në dy javët e fundit, më shumë se 100 video janë ngarkuar në YouTube vetëm për asteroidin 2002 NT7.

Këto video janë shikuar mijëra herë në internet, duke përhapur një thashethemnajë dhe frikë rreth asteroidit.

Disa tregojnë se nuk ka rrezik, ndërsa të tjerët japin parashikime të guximshme dhe flasin për fundin e botës të premten.

“Dailystar.co.uk” shkruan se ethet e asteroidit janë përhapur në të gjithë botën, sepse videot në internet janë ngarkuar nga Rusia, Brazili, India dhe shumë vende të tjera.

Teoricienët e konspiracionit kanë akuzuar agjencinë amerikane të hapësirës për “ndryshimin e historisë së saj” ose për “fshehjen” e asteroidit 2002 NT7.

Asteroidi 2002 NT7 ishte “historik” pasi njihet si një nga shkëmbinjtë e parë të hapësirës që mund të vlerësohej si “rreziku i ndikimit pozitiv”.

Shanset që ai të rrëzohet në Tokë u vlerësua si 28 herë më larta sesa fitimi i çmimit të parë në llotari.

Llogaritjet fillestare rreth impaktit të mundshëm të asteroidit 2002 NT7, dhanë edhe një kohë të saktë, 11.47am.

Ndërkohë, NASA deklaron se asteroidi kaloj afër Tokës më 13 janar 2019.  NASA thekson se asteroidi 2002 NT7 ka kaluar afër planetit Tokë në një distancë 37.910.000 kilometra larg.

NASA vlerëson një asteroid tjetër në hapësirë, me madhësinë e asteroidit 2002 NT7, do të kishte “efekte mbarëbotërore” nëse ai do të binte në tokë

Shkencëtarët bënë parashikime të gjëra, duke shpjeguar se asteroidi do të nxiste dimrin e acartë dhe do ta çonte njerëzimin drejt zhdukjes.

Midis histerisë, eksperti i NASA Dr Don Yeomans kategorikisht tha: “Ne tani mund të përjashtojë një mundësi ndikimi për datën 1 shkurt 2019.”

Shkëmbi i hapësirës do të vijë sërish afër tokës për 41 vjet, me një kalim relativisht të ngushtë të parashikuar për shkurtin e vitit 2060.

NASA tha se ata nuk mund të përjashtonin plotësisht një përplasje më pas. Pra, duket se fundi i botës është shtyrë për të paktën 41 vjet të tjerë.