Ushqimi natën vonë ju bën më të uritur dhe rrit rrezikun për obezitet

163
Sigal

Pavarësisht se sa shumë mund ta shijoni një vakt në mesnatë, ushqimi natën vonë ka efekte jashtëzakonisht negative në organizëm.

Një studim i ri nga studiuesit e Harvard Medical School dhe Women’s Hospital në Massachusetts ka zbuluar se ngrënia vonë gjatë natës rrit urinë, redukton djegien e kalorive dhe është në të vërtetë në gjendje të ndryshojë metabolizmin e të rriturve që janë mbipeshë ose obezë, duke rritur yndyrën e trupit.

Rreth 42% e të rriturve në SHBA konsiderohen të jenë obezë dhe, si rezultat, të rrezikuar nga sëmundje kronike si diabeti, kanceri dhe sëmundje të tjera.

Ky trend është gjithashtu një problem në rritje në Europë, ku 59% e të rriturve janë mbipeshë ose obezë, duke përfshirë 8% të fëmijëve nën pesë vjeç, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një raport të publikuar në maj të këtij viti, OBSH zbuloi se mbipesha po shkakton 200,000 raste kanceri dhe 1.2 milionë vdekje çdo vit vetëm në Europë.