Ushqimet që duhet të konsumoni dhe ato që duhet të shmangni pas një nate të gjatë me alkool!

313
Sigal

Hangover është një grup simptomash që shfaqen zakonisht pas konsumimit të tepërt të alkoolit. Simptomat e një hangoveri ndryshojnë nga një person në tjetrin. Megjithatë, shumica e njerëzve përjetojnë dhimbje koke, lodhje dhe nervozizëm. Të përziera dhe etja e tepruar janë gjithashtu të zakonshme. Ashpërsia e këtyre simptomave zakonisht lidhet me sasinë e alkoolit që një person konsumon.

Shumë njerëz pretendojnë se disa ushqime dhe pije mund të kurojnë një hangover. Ndonëse nuk ka asnjë “ilaç” aktual për të, hulumtimet tregojnë se disa ushqime mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të kësaj gjendjeje.

Ushqimet dhe pijet që duhet të konsumoni gjatë një hangoveri

– Vezët

– Bananet

– Tërshëra

– Perime

– Karbohidrate të shëndetshme: Disa karbohidrate të thjeshta, të tilla si bukë e thekur, ofrojnë energji, duke qenë njëkohësisht të burë me stomakun

– Ujë

– Ujë me gaz

– Çaj jeshil

– Lëngjet frutash

– Pijet me elektrolite: Gjatë një hangoveri, shumë njerëz i drejtohen pijeve rihidratuese, të tilla si Pedialyte. Këto janë të pasura me elektrolite.

Çfarë duhet shmangur

Sigurisht, duhet të shmangni konsumin e alkoolit ditën tjetër dhe për disa ditë në vazhdim.

Dhe duhet të mos konsumoni ushqime të yndyrshme. Duke bërë këtë, do të përkeqësoni sistemin e tretjes dhe do përkeqësoni gjendjen tuaj të përgjithshme.