Ushqimet që duhet të eliminoni nga dieta për të sfiduar plakjen

28
Sigal

Ushqimet që rrisin inflamacionin janë arsyeja kryesore pse trupi plaket dhe nuk jemi mirë me shëndet. Ndaj nutricionistët kanë nxjerrë 2 përbërës që është mirë të mos i konsumoni dhe bashkë me to po listojmë edhe arsyet pse.

Drithërat e mëngjesit me gluten: Gluteni është substancë që gjendet te gruri (ndër të tjera ushqime) dhe në derivatet e tij që nga buka deri te pastat dhe ëmbëlsirat. Vetë gluteni është një bashkim i dy llojeve të proteinave: prolamine dhe glutenin.

Problemi me grurin që qarkullon aktualisht dhe në dekadat e fundit është fakti që ADN-ja e tij është e modifikuar artificialisht, dhe tani ka 42 kromozome nga 14 që ka pasur dikur. Ky detaj shpjegon pse intoleranca ndaj glutenit është shtuar kaq shumë 30 vitet e fundit. Ndryshimi në ADN ndihmon industrinë për të rritur prodhimin, por e bën të vështirë tretjen nga trupi i njeriut.

Nutricionistët thonë se përveç individëve që kanë sëmundje specifike dhe alergji të tilla që i detyron të ndërpresin glutenin, të tjerët nuk kanë pse e ndalojnë plotësisht, por duhet rralluar sa më shumë.

Nënproduktet e qumështit me cilësi të ulët: Specialistët e ushqimit thonë se ekziston një subsancë që quhet Casein, e cila shquhet si nxitës alergjik, prandaj kur trupi nuk e njeh, nxit reaksion që shkakton inflamacion. Kjo substancë ka rezultuar e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore duke nisur nga diabeti e deri te problemet neurologjike. Sigurisht, gjendet te produktet e bulmetit që vijnë nga qumësht me cilësi të dobët.

Këshilla në këtë rast është të zgjidhni produkte bulmeti që janë organike dhe cilësore.