“Unë krijoj duke përdorur shumë materiale natyrore”, njihuni me artistin e veçantë që bën art me gurë

685
Sigal

Jon Forema është artisti më i pa zakontë që mund të keni parë.

Ai arrin të bëjë art me gurët e ndryshëm që gjen në brigjet e deteve.

Forema kryesisht pasionin e tij e ushtron në brigjet e Pembrokeshire, Uells në Angli. Meqenëse zona ka një vijë të gjerë bregdetare, një pjesë e madhe e punës së Foreman sillet rreth gurëve që ai gjen pranë detit.

“Unë krijoj duke përdorur shumë materiale natyrore, por guri ka provuar të jetë materiali që unë mund të manipuloj më së miri.

“Me ngjyrën, këndin, formën, madhësinë, vendosjen, hapësirën. Në mënyrë tipike, unë ose filloj me një ide të përafërt për atë që do të doja të bëja ose pa asnjë ide!

Atëherë unë mbledh atë që mund të mbaj dhe filloj duke vendosur gur me gur, duke e humbur vazhdimisht veten time në proces dhe duke u shkëputur nga stresi e jeta e përditshme“. tha Foreman.