Tufa e drerëve lëviz në formë rrethore, ekspertët shpjegojnë fenomenin (VIDEO)

272
Sigal

Në veri të Rusisë është filmuar një ngjarje e pazakontë dhe në një mënyrë edhe hipnotizuese – tufa e drerëve duke ecur “në formë rrethi”.

Kjo pamje e rrallë është filmuar në fshatin Lovozerovo nga gazetari Lav Fedoseyev që përdori dronin.

Këto kafshë në mënyrë të përkryer ecnin në formë rrethore, por ekspertët thonë se ekziston një arsye e sjelljes së tillë të drerëve.

Zoologët shpjegojnë se drerët lëvizin në formë rrethore në rast të ndonjë rreziku. Tufa fillon të lëvizë në këtë mënyrë për ta habitur “grabitqarin”, me qëllim që të mos zgjedhë “prenë” e tij.

E në mes të hallkës gjenden të vegjlit që mbrohen nga të rriturit. Ekspertët thonë se një masë të tillë të mbrojtjes nuk e aplikojnë vetëm drerët – por edhe bizonët.