Tipi i gruas që jeni, gjendet në pozicionin e gjumit!

1050
Sigal

A e dinit që pozicioni juaj i gjumit tregon shumë për personalitetin tuaj?

Më poshtë ne po ju tregojmë në mënyrë të përmbledhur disa prej tyre:

-Nëse flini në një pozicion të përmbysur me duart tuaja të vendosura nën jastëk, atëherë ju keni një personalitet mikpritës. Kjo sjellje gjithashtu tregon se ju jeni shumë i mëshirshëm për gjërat në jetë.

-Nëse ju doni të përqafoni diçka teksa jeni duke fjetur, kjo do të thotë që jeni jashtëzakonisht të hapur. Ky qëndrim tregon se ju jeni të hapur për njerëzit dhe për mendimet e tyre. Kjo natyrë i bën njerëzit t’ju besojnë me lehtësi. Ju jeni gjithashtu mjaft të ndjeshëm.

-Nëse flini të shtrirë drejt me krahët pranë jush, kjo do të thotë që mendoni shumë për veten tuaj. Ky qëndrim tregon se ju keni tendencë të keni standarde të larta edhe për njerëzit e tjerë. Kjo gjithashtu do të thotë që ju jeni një person i qetë.