Sytë nga qielli/ Venusi dhe Jupiteri do jenë shumë të dukshëm sot, ja kur do të shfaqen

615
Sigal

Dy planetët më të ndritshëm do të shfaqen vetëm 1.4º larg në qiell mbrëmjen e sotme.

Nëse keni qenë së fundmi jashtë gjatë netëve me siguri keni dalluar një “yll” super të shndritshëm që shkëlqen në jugperëndim.

Ky në fakt është Venusi, i cili shpesh është quajtur edhe “Ylli i Mbrëmjes” dhe ka qenë kohët e fundit i dukshëm mbrëmjeve pasi kaloi pjesën më të madhe të vitit 2019 si “Ylli i mëngjesit”.

Kur Venusi është ndritshëm është gjithmonë i shkëlqyeshëm dhe i bukur për tu parë, por pikëpamja e vërtetë vjen këtë të dielën mbrëmje kur duket se ai do të kalojë në mbrëmje pa hënën e pranishme.

Këto dy planetë do i dalloni mbrëmjen e sotme në 24 nëntor përreth 45 minuta pas perëndimit të diellit kur muzgu ka rënë dhe qielli është mjaftueshëm i errët për të parë, Venusin dhe Jupiterin.