Si t’i ndaloni mendimet pesimiste: Ja 4 hapat

24
Sigal

Ka disa ditë, javë dhe muaj që ju thjesht nuk ndiheni të qartë në mendimet tuaja. Të stresuar nga pesha e përgjegjësive të përditshme, duke u përballur me vetminë ose e gjeni veten duke planifikuar skenarët më të keq në çdo hap. Befas ju bëheni pesimist dhe humbisni në spiralen e këtyre mendimeve.

Për fat të mirë, ne kemi këshilla sesi të ndaloni së qeni pesimist, sipas psikiatrit Sue Varma.

#1 Vendosini një emër gjendjes suaj

Është e rëndësishme të dini dhe të pranoni atë që po përjetoni. Çfarë po ju shqetëson,një ngjarje apo një shkas se pse jeni në këtë gjendje…Ju duhet t’i vendosni një emër kësaj!

#2 Simptomat fizike

Vetëdija sesi pesimizmi po ndikon tek trupi juaj është po kaq e rëndësishme. Grushta të shtrënguara, pagjumësi, nervozizëm apo urinim i shpeshtë? Shpesh trupi ynë shpreh atë që mendja jonë nuk mundet. Për shkak se këto ndjenja mund të shkaktojnë reaksione fizike, kjo nuk do të thotë t’i injoroni këto shenja.

#3 Zbusni gjendjen

Sigurohuni që t’i jepni vetes kohë dhe hapësirë për të përpunuar ndjenjat tuaja. Flisni me dikë, shkruani ditar, bëni frymëmarrje të thella, një shëtitje, disa minuta meditim dhe kësisoj ju mund ta lehtësoni disi gjendjen. Gjëja më e rëndësishme me këtë hap është të çlironi emocionet tuaja.

#4 Riformuloje mendimin pesimist

Ky është shpesh hapi më i vështirë, por më i fuqishëm. Disa përvoja thjesht nuk kanë aspekte pozitive, dhe është e rëndësishme të pranohet edhe kjo. Kjo është një mënyrë për t’u larguar disi nga mendimet negative dhe jeni gati për të “përqafuar” disa mendime dhe ide të reja.