Si t’i ndaloni 1001 mendimet para gjumi, që nuk ju lënë të flini natën!

221
Sigal

Edhe nëse dita ka qenë e mirë, mbrëmjeve, ju shtriheni dhe në qetësinë e natës vërshojnë dhe qindra mendime që ju mundojnë dhe ju lënë pa gjumë. Për ta përmirësuar këtë, mund t’ju duhet kohë dhe përkushtim, por nuk është e pamundur. Më poshtë gjeni disa këshilla se si t’i zbusni mendimet tuaja dhe të flini më shpejt, pa u treguar shumë të ashpër me veten.

Përqendrohuni “këtu dhe tani”

Si t'i ndaloni 1001 mendimet para gjumi, që nuk ju lënë

Mendimet që nuk na lënë të flemë shpesh lidhen me të kaluarën ose të ardhmen. Ne shqetësohemi për atë që mund të ndodhë, ose pendohemi që kemi bërë ose nuk kemi bërë gjëra në të kaluarën. Nëse kjo është ajo që ju ndodh, përpiquni të përqendroheni në atë që po ndodh këtu, tani. Ndërsa ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, as nuk mund të parashikojmë të ardhmen, momenti i tanishëm është diçka që ne mund ta kontrollojmë dhe ky ndryshim i fokusit mund të na japë relaksin për të cilin ka nevojë truri ynë.