Si të mbrojmë flokët nga stina e nxehtë e verës?

1044
Sigal

Të kujdesesh për flokët gjatë stinës së bukur të verës, është shumë e rëndësishme, pasi kjo është një periudhë mjaft delikate e cila ka tendencën të shkatërrojë flokun tuaj nëse ju nuk kujdeseni për të.

Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla praktike si t’i mbroni flokët me disa vajra gjatë stinës së nxehtë.

Para së gjithash, duhet të mbajmë rrënjët e flokëve të pastra duke përdorur një shampo delikate me origjinë natyrale. Më pas aplikojmë një vaj mbrojtës (kryesisht vaj kokosi) veçanërisht tek majat.
Mos harroni të vendosni një kapele prej pambuku ose prej kashte, të cilat lejojnë qarkullimin e ajrit dhe krijojnë mbrojtje nga dielli.
Pas plazhit – Në fund të ditës, pas një ekspozimi të gjatë në diell, flokët shfaqen të ashpër nga procesi i dehidrimit.
Në këtë rast na vjen në ndihmë vaji i jojobës, super hidratant, i cili na ndihmon t’i kthejmë gjallërinë flokëve. Vaji i jojobës aplikohet në të gjithë gjatësinë e flokëve (mund të alternohet me vaj ulliri, vaj kokosi, ose të bajameve të ëmbla) për t’i ushqyer në thellësi. Mund ta mbajmë vajin në flokë edhe gjatë gjithë natës. Më pas lahet me shampo si zakonisht. Shpëlarja e fundit duhet të jetë një përzierje e ujit me pak uthull molle organike, që do t’i bëjë flokët të shkëlqejnë si kurrë më parë.
Lërini të thahen pa e përdorur tharësen e flokëve.