Sigal

Pastrimi i hekurit është i rëndësishëm pas përdorimit për një kohë të gjatë apo jo? Ja një përbërës që jua lehtëson shumë punën në këtë drejtim…

Mjafton të aplikoni pak pastë dhembësh në momentin kur keni mbaruar punë me hekurin. Pra nxehtësia duhet të jetë shumë e ulët. Më pas e fërkoni lehtësisht zonën me një pambuk. E lini disa minuta të veprojë dhe në fund e fshini me një peshqir të pastër (të lagur me ujë të vakët).

Kjo metodë nuk e dëmton aspak hekurin dhe nëse e aplikoni shpesh do të mbeteni mjaft të kënaqur nga rezultatet!