Shkencëtaret kinez klonuan majmunë me gjene të ndryshuara : Rezultatet janë të tmerrshme

477
Sigal

Rreth para një viti, bota u njoh me Hua Hua dhe Zhong Zhong, klonët e parë përmes një teknike  e cila mund të prodhojë një numër të pakufizuar të kopjeve, shkruan Insajderi.

Tani një ekip shkencëtarësh kinezë ka përdorur të njëjtën teknikë për të prodhuar pesë klone të një majmuni tjetër.

China clones gene-edited monkeys.

Teknika e përdorur për të klonuar majmunët quhet transferim bërthamor i qelizave somatike dhe përfshin zëvendësimin e bërthamës së një veze nga një donator me një vezë të hequr nga qeliza e një kafshe tjetër.

Me Hua Hua dhe Zhong Zhong, shkencëtarët tërhoqën bërthamën e tyre nga qelizat e fetusi të një majmuni.

China clones gene-edited monkeys.

Por këtë herë, hulumtuesit nga akademia e shkencave në Kinë e përdorën bërthamën e qelizave nga një majmun gjenetikisht të ndryshuar. Në mënyrë të veçantë, ata përdorën CRISPR-Cas9 për të ndryshuar gjenin BMAL1 të kafshëve, i cili ndihmon në menaxhimin e ritmeve të caktuara qarkulluese në disa gjitarë, ndërkohë që ishte ende në embrion.

Sipas raportimeve të bëra nga hulumtuesit, procedura ka funksionuar.

China clones gene-edited monkeys.

Pesë majmunët e porsalindur shfaqën një fenotip të gjerë të çrregullimeve, duke përfshirë gjumin e reduktuar, rritjen e lëvizjes gjatë natës, sjelljet e ngjashme me skizofreninë dhe shenjat e ankthit dhe depresionit – të gjitha këto janë shfaqur në një video shqetësuese të lëshuar së bashku me një video të bërë gjatë kërkimit.

Përderisa ideja e përdorimit të kafshëve për streset psikologjike të përmendur më lartë është shqetësuese, hulumtuesit besojnë se kjo do të sjell përfitime për njerëzimin.

China clones gene-edited monkeys

Çrregullimet e ritmit ditor mund të qojnë tek shumë sëmundje njerëzore, duke përfshirë çrregullime gjumi, diabetin, kancerin, dhe sëmundje neurodegjenerative.

Pa ndërhyrjen e prapavijës gjenetike,  një numër shumë i vogël i majmunëve të klonuar që bartin këto sëmundje të fenotipit të tillë mund të përdoren për teste klinike nga terapistët.