Sigal

Sipas hulumtimeve të reja, një test jo –invaziv mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm dhe diagnozën e autizmit. Aktualisht, fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD) zakonisht diagnostikohen qysh në moshën katërvjeçare duke përdorur teste që kryesisht kanë të bëjnë me mënyrën e të folurit.

Por tashmë një ekip hulumtuesish nga Kolegji i Lake Erie të Mjekësisë Osteopatike në Pensilvani sugjerojnë se çelësi i diagnozës së hershme mund të qëndrojë në zbulimin e çështjeve të dëgjimit. Sipas kësaj, ata sugjerojnë përdorimin e testimit stapedial reflex, i njohur gjithashtu si testimi akustik reflex, i cili mat ndryshimet e presionit në veshin e mesëm duke iu përgjigjur tingujve, dhe kjo mund të jetë zgjidhja.

Testi joinvaziv vlerëson ndjeshmërinë dhe kohën e reagimit të një personi për një gamë të gjerë frekuencash. “Shpesh njerëzit me autizëm vuajnë nga mbindjeshmëria, që do të thotë edhe tingujt relativisht të qetë mund të ndjehen si një zhurmë e madhe”, thotë Randy Kulesza, profesoreshë e anatomisë në Lake Erie College të Mjekësisë Osteopatike.

Në sajë të këtij testi, prindërit dhe mjekët mund të punojnë për ta diagnostikuar në kohë autizmin tek fëmijët. Aktualisht, foshnjat e sapolindura kryejnë testimin e dëgjimit. Megjithatë, Kulesza thotë se ato teste thjesht vlerësojnë nëse fëmija mund të dëgjojë apo jo, nga ku ky test nuk diagnostikon sëmundjen e autizmit.

“Sidomos në fillim të jetës, truri është shumë plastik, që do të thotë se ndërhyrjet e hershme mund të trajtojë në kohë defiçitet e mbetura”, shpjegon Kulesza. Personi nuk mund të jetë në mënyrë të përkryer neuro-tipike, por ndërhyrje të tilla mund të përmirësojnë funksionin “, thotë Kulesza.

Gjithashtu, studiuesit theksojnë se dëgjimi është kritik për zhvillimin e gjuhës së folur, gjë që mund të ndikojë në zhvillimin shoqëror-emocional, gjë që mund të ballafaqohet me shumë fëmijë me ASD.

Duke iu referuar kësaj, ata thonë se optimizimi i funksionit auditory mund të përmirësojë thellësisht cilësinë e jetës së një personi. Ndërsa ka lidhje të dukshme midis ASD dhe dëmtimit të dëgjimit, Kulesza pranon se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se si të përdoren më mirë ndërhyrjet për ata që kanë mosfunksionim auditiv.