Risi/ Një skelet robotik mundëson që i paralizuar të ecë përsëri

498
Sigal

Një i ri tashmë mund të ecë me anë të një skeleti robotik i cili komandohet nga mendimet e tij.

Dhe kjo mrekulli falë teknologjisë ka ndodhur në Grenoble, Francë.Para se të eksperimentonte me pajisjen, i riu  iu nënshtrua rezonancave për të hartuar zonat e trurit të tij që aktivizohen kur ai imagjinon të ecë dhe të lëvizë krahët.

‘U ndjeva si njeriu i parë në Hënë.Nuk kam ecur vite me rradhe saqë kisha harruar së kam qënë më igjati se shumica e njërëzve përreth meje. Ishte vërtet mbresëlënëse’ është shprehur ai.

Për momentin, pacienti nuk është plotësisht i pavarur, pasi ekzoskeletoni “Jona” është ngjitur nga lart me një rrip të ngjitur në tavan.

Sidoqoftë, është një hap i rëndësishëm, pasi sensorët e futur në trurin e pacientit, e lejojnë atë të lëvizë me katër gjymtyrët e tij.

Për të krijuar këtë ekzoskeletoni u deshën 27 muaj.

Në eksperimentet e mëparshme të kryera nga grupe të tjera kërkimore sensorët ishin vënë shumë thellë duke krijuar efekte të dëmshme si dhe infeksione dhe për këtë arsye kishin ndaluar punën.