Qani shpejt? Si t’i ndaloni lotët në situatat kur duhet të pushoni patjetër së qari

183
Sigal

E qara mund të jetë një përgjigje e shëndetshme ndaj një game të gjerë situatash. Por mund të jetë e dobishme të dini se si t’i pushoni lotët kur preferoni të mos shiheni duke qarë (si në punë, për shembull, ose kur jeni të zemëruar dhe në mes të një debati me partnerin).

Kur ndjeni se po filloni të mbyteni nga lotët, përqendrohuni në atë që po ndodh rreth jush në vend të asaj që po ndodh brenda kokës tuaj. “Shikoni përreth dhe mendoni për pesë gjëra që mund të dëgjoni, katër gjëra që mund të shihni, tre gjëra që mund të prekni, dy gjëra që mund të nuhasni dhe një gjë që mund të shijoni”, rekomandon psikologia Melissa Geraghty.

Nëse jeni duke mbajtur një fjalim emocional ose duke folur në një shërbim funerali, përgatitja paraprakisht gjithashtu mund të ndihmojë, shton ajo. Praktikoni atë që do të thoni me zë të lartë para një pasqyre, në mënyrë që të jeni të përgatitur mendërisht për të folur rreth temës. Merrni frymë ngadalë dhe thellë kur është koha për të folur.

Kur të kërkoni ndihmë? Nuk ka asgjë të keqe të jesh një person që qan lehtë. Por ju duhet të flisni me një profesionist të shëndetit mendor nëse lotët janë të lidhur me ndjenjat e depresionit ose nëse e qara po ndërhyn në ditën tuaj, thotë Geraghty. Në raste të rralla, të qarat e shpeshta pa arsye mund të jenë gjithashtu një shenjë e një tumori në tru.

“Kur e qara shoqërohet me ndryshime të personalitetit, duhet vlerësuar nga mjeku”, rekomandon Geraghty.