woman reciving facial epilation
Sigal

Produkti kryesor është e bardha e vezës pasi ai është shumë ngjitës si produkt.

Hiqet lehtësisht nga fytyra pasi është tharë dhe bashkë me të edhe qimet, është pak e dhimbshme por jo si metodat e tjera (p.sh peri).

Përbërësit:

Gjysmë luge gjelle miell misri

1 vezë

1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja: 

Merrni një enë dhe hidhni të bardhën e vezës në të. Më pas shtoni miellin e misrit dhe sheqerin,  përziejeni masën e krijuar dhe më pas vendoseni në fytyrë.

Lëreni për 20-25 min deri sa të thahet komplet dhe më pas hiqeni me kujdes, kështu do të largohen dhe qimet.

Duhet ta përsërisni disa herë në javë deri sa të hiqen komplet qimet.