Pse njerëzit janë të dhënë mbas Facebook

578
Sigal

Facebook është rrjeti social që i ka rezistuar më shumë kohës dhe ka një numër tepër të lartë përdoruesish. Edhe pse në kohët e fundit ka shkaktuar disa probleme apo keqkuptime Facebook vazhdon të ketë përdoruesit e saj besnik.

Ja disa fakte interesante dhe statistika rreth Facebook dhe popullaritetit të tij ndër vite.

-Në 2011 ka pasur 500 milion përdorues që do të thotë 1 në 13 njerëz në botë.

-48% e njerëzve nga mosha 18 deri 34 kontrollojnë Facebook-un sapo zgjohen.

-Njerëzit mbi 35 vjeç zënë 30% të të gjithë përdoruesve.

-Ka 206.2 milionë përdorues të internetit në SHBA, që do të thotë se 71.2% e audiencës së internetit të SHBA-së janë në Facebook.

-57% e njerëzve flasin më shumë online se sa në jetën reale.

-48% e të rinjve në SHBA i marrin lajmet e fundit nëpërmjet Facebook.

-Një rekord prej 750 milion fotosh janë ngarkuar në Facebook në javën e Vitit të Ri.

-Brenda 20 minutash në Facebook ka: 1 milion shpërndarje postimesh, 1,484,000 ftesa për evente, 1,972,000 kërkesa për miq të pranuara, 2,716,000 foto të ngarkuara, 2,716,000 mesazhe të dërguara, 1,323,000 foto të etiketuara, 1,851,000 postime të shkruara, 1,587,000 postime profili dhe 10,208,000 komente të bëra!