Secili prej nesh mban mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, qoftë ajo e bukur apo e keqe. Ëndërroni ndonjë ngjarje të ardhshme, ngjarje të bukur në të cilën kënaqeni, por pikërisht para “finales” së madhe, ju del gjumi. Ëndrrat me detaje të shumta, me të cilat kënaqeni, quhen ëndrra lucide, sepse gjatë tyre jemi të vetëdijshëm që po ëndërrojmë dhe madje në mënyrë të vetëdijshme mund të ndikojnë në ngjarjet.
Ëndërrojmë gjatë gjithë periudhës së gjumit, andaj është e
paevitueshme që në ndonjë moment të zgjohemi, mirëpo ekspertët janë
interesuar a është ajo vërtet para ndonjë momenti të pritur në gjumë,
apo vetëm na duket ashtu.Në fazën REM, kur në gjumë sytë bëhen të
palëvizshëm, më së shumti ëndërrojmë dhe ato ëndrra janë më të gjatat
dhe më të bukurat.
Mirëpo mund të ëndërrohet edhe gjatë fazës NREM (fazë në të cilën sytë
nuk bëjnë lëvizje të shpejta), vetëm që ato ëndrra nuk do t’i mbajmë në
mend.
Shkurt, ëndrra të cilën e mbani mend menjëherë pas zgjimit, por ju duket e papërfunduar, nuk është e fundit të cilën e keni ëndërruar.
Është vetëm e fundit nga faza REM, të cilën e mbani në mend, ndërkaq ju duket që ka përfunduar vetëm para një sekonde.