Pesë frutat më të rëndësishme të verës për rënien nga pesha

264
Sigal

Stina e verës ofron një larmishmëri të jashtëzakonshme frutash të rëndësishme për shëndetin.

Gjatë kësaj stine, dëshira dhe nevoja për t’u hidratuar dhe për të humbur kilogramët e tepërt është e madhe.

Në këtë artikull  do të mësoni më shumë për 5 frutat më të mira që duhet të konsumoni rregullisht.

Në këtë stinë, këto fruta do ju ndihmojnë jo vetëm që të humbisni kilogramët e tepërt por edhe të hidratoheni.

Luleshtrydhet

Këto fruta janë ndër më të pasurat me antioksidantë.

Një filxhan çaji me copa luleshtrydhe plotëson shumë nevoja ushqimore, vitaminash dhe mineralesh të ditës.

Përbërësit aktivë të luleshtrydheve luftojnë inflamacionin dhe kancerin por edhe ulin rrezikun e diabetit.

Qershitë

Një filxhan çaji me qershi ofrn 3 gramë fibër dhe shumë vitaminë C.

Antioksidantët tek qershitë mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Kuercetina tek qershitë i bën mirë edhe shëndetit të zemrës

Mjedra

Mjedra është një nga frutat më të pasura me fibër.

Një filxhan çaji me mjedra ofron 8 gramë fibër dhe vetëm 60 kalori.

Ato janë shumë delikate ndaj duhen ngrënë maksimumi një ditë pas blerjes.

Boronicat

Këto fruta janë shumë të rëndësishme kundër mbipeshës por edhe për shëndetin e trurit.

Ato përmirësojnë përqendrimin dhe ulin rrezikun e sklerozës.

Antioksidantët tek boronicat mbrojnë qelizat e trurit.

Shalqini

Shalqini është një ndër frutat më hidratues dhe më të dashur të stinës së verës.

Një racion me shalqi plotëson një të tretën e nevojës së një gruaje për vitaminë C.

Për më tepër, ky frut hidratues ofron edhe kalium si dhe vitaminë A.

Antioksidantët tek shalqini mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit dhe shëndetin nga kanceri.

Shalqini mund të ketë sheqerna natyralë, prania e të cilave balancohet nga fibra, vitaminat, mineralet dhe uji që gjendet me shumicë tek ky frut i shijshëm veror.