Përveç gjelit: Një listë me ushqime që duhet t’i keni në tryezë

178
Sigal

Krahas gjelit të pjekur, sallatës ruse, përsheshit, bakllavasë, (merr frymë), byrekut dhe qofteve, ka disa ushqime që thuhet se duhen konsumuar në vigjilje të ndërrimit të vitit. Ose edhe nëse nuk i konsumoni të paktën duhet t’i shihni të jenë pjesë e tryezës. Pse? Që 2022-shi t’ju ecë mbarë!

1. Spinaq

Jeshillëku nuk duhet t’i mungojë tavolinës, aq më tepër për Vit të Ri. Gjethet e spinaqit simbolizojnë paratë, kështu që jepini!

2.Fasulet

Njësoj si spinaqi edhe fasulet simbolozojnë paranë. Më specifikisht, monedhat.

3. Rrush

Mos harroni 12 kokrrat e rrushit! Nga një për çdo muaj të 2020-ës.

4. Mish derri

Derrat konsiderohen si ushqim me fat për Vitin e Ri sepse ata lëvizin shpejt kur janë të ushqyer. Përveç kësaj, vetë trupi i tyre simbolizon një kulet të mbushur me para.

5. Kek në formë unaze

Embëlsira jonë hit është bakllavaja, por nëse bëni dhe një kek në formë unaze nuk humbisni gjë. Kjo traditë me origjinë greke simbolizon “ciklin e plotë të jetës”.

6. Peshk

Ushqimi me bazë peshku s’duhet t’i mungojë darkës suaj. Peshku përfaqëson progres.

7. Shega

Nëse nuk konsumoni, shpërndani disa kokrra shegë në tryezën tuaj. Ky frut historikisht ka simbolizuar prosperitetin dhe mbarësinë në shtëpi.

8. Portokalle dhe mjalt

Në kulturën aziatike, besohet se të konsumosh pak mjalt dhe portokalle darkën e Vitit të Ri sjell fat të mirë, shëndet dhe para.

9. Thjerrëza

Përveç vlerave të padiskutueshme ushqyese, thjerrëzat përfaqësojnë “bollëk” dhe mbarësi.

10. Lakra

Për llogari bankare me më shumë zero gjatë këtij viti, vendosni një laker diku në tryezë dhe manifestoni pasurinë!