Përllogariten dëmet e katastrofës natyrore, 1000 tonë vaj janë derdhur nga anija japoneze

258
Sigal

Vaji i një anije japoneze është derdhur në Mauritius në një rreze më të madhe se 11,5 km, kanë treguar imazhet satelitore.

Më shumë se 1000 tonë karburant u derdh në ujërat e pastra të ishullit nga anija MV Wakashio.

Ka shqetësime se edhe më shumë tonë mund të derdhen, teksa anija vazhdon të ndahet në dysh.

Anija Wakashio goditi barrierën koralore të ishullit në 25 korrik.

Derdhja e vajit është vërejtur deri 11,5 km larg parkut Blue Bay Marine Park, pjesë e ishullit në Mauritius.