Për Halloween, nëna kthen vajzën 11 muajshe në një zombie

557
Sigal

Një nënë e ktheu fëmijën e saj në një zombie për një foto sesion të mbushur me tmerr me babanë e saj, dhe rezultatet e tmerrshme i mahnitën njerëzit në internet.

Tiffany Renfroe, një fotografe dhe infermiere, nga Dothan Alabama, së pari ndau foto sesionin e frikshëm në Facebook me miqtë dhe familjen e saj, në mënyrë që ata të mund të shihnin imazhet argëtuese të babit dhe vajzës të krijuar pikërisht në kohë për Halloween.

‘Doja të bëja diçka, por doja diçka origjinale,’ zbuloi Tiffany në postimin e saj ndërsa ndau imazhe të shumta në të gjitha dukej vajza e saj 11 muajshe Oakley e cila kishte marrë pamje vërtet të frikshme.

Megithatë jo çdokush i ka gjetur interesante këto foto pasi ka persona që e kanë kritikuar nënën e re për frikën që mund të ketë shkaktuar tek e bija përmes tualetit të frikshëm.