Sigal

Dashi

Detyra kryesore për sot do të jetë të bëni një plan për fundjavën. Ka shanse të merrni një ftesë për në një event të rëndësishëm. Në mbrëmje mund të debatoni me një nga familjarët ose me partnerin/partneren.

Demi

Disa persona të kësaj shenje nuk do të mund të përfundojnë projektet që kanë nisur. Lidhur me këtë do të ndikojnë edhe disa rrethana të caktuara. Kjo do t’ju tensionojë paksa, megjithatë mos u shqetësoni, pasi gjithçka do të kalojë. Pranojeni gjithçka që ka ndodhur me dinjitet, pa u inatosur.

Binjakët

Disa Binjakë do të trishtohen, pasi ajo çfarë presin nuk do të ndodhë. Duhet të dilni nga ajo gjendje, në mënyrë që të ecni përpara dhe të keni sukses si në çështjet personale, ashtu edhe profesionale. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me partnerin/partneren tuaj.

Gaforrja

Gaforret mund të bëhen supersticioze sot. Ka gjasa që njëri pranë jush mund të bëjë një veprim që nuk do t’ju pëlqejë aspak. Koha vetë do t’i vendosë gjërat në vendin e duhur. Përkushtojini disa detajeve që do t’ju ndihmojnë në gjetjen e paqes.

Luanët

Luanët sot do të përjetojnë emocione të forta. Madje, do të shkaktohet një situatë që do t’ju prekë direkt, çfarë nuk do t’ju pëlqejnë aspak. Përpiquni që të mos pushtoheni nga paniku, pasi mund të bëni hapa të gabuar.

Virgjëresha

Do të gjendeni në një dilemë në sferën e dashurisë. Mund të viheni në dyshim për të nisur një marrëdhënie të re dashurie. Ndërsa çiftet e martuara do të përballen me konflikte të mëdha, të cilat mund të çojnë edhe në divorc.

Peshorja

Mos bëni premtime, të cilat nuk i mbani dot. Para se t’ju pyesë dikush për një çështje të caktuar, fillimisht mendoni në mënyrë objektive, pasi do iu duhet ta fusni veten shumë në rrezik për ta realizuar atë. Bëni kujdes në mbrëmje pasi mund të përfshiheni në një incident.

Akrepi

Do të jeni shumë produktiv gjatë ditës. Do të përfundoni një detyrë të cilën e kishit lënë përgjysmë. Ka gjasa që komunikimi me një person të rëndësishëm të marrë një rrjedhë pozitive. Në shtëpi mund të përballeni me probleme.

Shigjetari

Përgatituni për sukses në një çështje biznesi. Mund të vlerësoheni me çmim në punë dhe të ardhurat tuaja financiare do të jenë të mira. Mos bëni plane për udhëtime të gjata. Do të ishte mirë ta kalonit mbrëmjen në shtëpi pranë familjarëve tuaj.

Bricjapi

Disa probleme të vogla në dukje mund të bëhen shkak për disa probleme të mëdha. Ato do të vijnë si rezultat i mungesës së vëmendjes suaj për disa çështje të caktuara. Përpiquni të veproni në kohën e duhur, në mënyrë që të parandaloni atë çfarë mund të ndodhë.

Ujori

Disa Ujorë do ta kalojnë ditën duke ndjekur kreativitetin e tyre. Ka gjasa të arrini rezultate të mira në punë, por gjithsesi nuk do të ndiheni plotësisht të kënaqur. Gjatë ditës së sotme mund të mendoni rreth planit për Krishtlindjet.

Peshqit

Peshqit nuk do të kenë asgjë për të mbajtur mend në fund të ditës. Nuk do të kaloni një ditë ashtu sikurse e prisnit. Mos u largoni nga realiteti. Do të ishte mirë të dëgjonit këshillën e miqve.