Para se të nisni dietën, harroni këto gënjeshtra që i dëgjoni çdo ditë

158

1. Yndyrnat e ngopura ju bëjnë dëm.

Sigal

Gjatë gjithë kohës dëgjojmë se ushqimet me shumë yndyrë janë të dëmshme për zemrën dhe për kolesterolin tuaj; që gjalpi, djathërat, bifteku po ju çonin drejt atakut kardiak.

Një studim mblodhi bashkë rezultatet e 21 studimeve të bëra në mbi 350 mijë njerëz, gjatë 14 viteve. Rezultati: Nuk ka lidhje me të ngrënit të ushqimeve me yndyrna dhe sëmundjeve të zemrës.

2. Duhet të hani 5 vakte në ditë për të rënë nga pesha

Nuk ka shumë rëndësi se kur hani, po se çfarë konsumoni! Gjithsesi, darkat në orët e vona s’janë kurrë ide e mirë.

3. Karbohidratet ju shëndoshin

Nëse hani gjithë ditën petulla dhe gëlltisni çokollata pa fund, sigurisht që do të shëndosheni. Por, nëse konsumoni karbohidrate të papërpunuara dhe pa përbërës shtesë, nuk do të keni probleme me peshën.

4. Lëngu i frutave është i shëndetshëm

Llogariteni kështu: a do t’i hanit dot ato 4 portokallet, mollët, 2 bananet, mangon dhe pjeshkët që shtrydhët? Me siguri jo, prandaj me masë.

Trupi juaj reagon ndryshe kur i pini frutat e shtrydhura, pasi nuk i duhet të përtypë gjë. Problemi nuk është tek frutat, por tek sheqeri i gjendur në to (fruktoza).

5. Ushqimet me pak yndyrna janë të shëndetshme

Ulja e sasisë së yndrynave në ushqime, do të thotë se ushqimi është plot e lëndë kimike. Shumica e tyre janë të dëmshëm për trupin. Për një shëndet dhe peshë brenda normave zgjidhni opsionin me yndyrë, në vend të atij me pak.

6. Numërimi i kalorive është i rëndësishëm

Ky është harxhim i pastër kohe! Ju mund të hani një biftek me 500 kalori ose çokollata me po aq. Kush është më i shëndetshëm për ju? Në fund të fundit vetëm se sa keni ngrënë, jo se çfarë veprimi ka ushqmi i konsumuar në organizmin tuaj.

7. Vaji i perimeve dhe vaji i farërave janë të shëndetshëm

Çdo gjë e proçesuar së tepërmi është e dëmshme. Kjo vlen për të gjithë vajërat e farërave, vajin e perimeve dhe margarinën, me të cilën gatuani.

Ato ju shiten si një mënyrë për të ulur riskun e sëmundjeve të zemrës dhe vijnë si një opsion “më i shëndetshëm”, por në fakt ato shkaktojnë problemet që pretendojnë t’i kurojnë.