Pamje mahnitëse të lagunave me ngjyra

814
Sigal

Imazhet mahnitëse tregojnë ujërat e bukura të lagunave në Australinë Perëndimore.

Çuditërisht, lagunat të cilat përmbajnë fabrikën më të madhe të prodhimit të mikroalgave në botë, shkëlqejnë me një ngjyrë të bukur rozë.

Paula Zavalia, 29 vjeç, nga Buenos Aires, Argjentinë, mori fotografitë duke vizituar Hutt Lagoon, Western Australia, më parë këtë muaj.

Paula tha: “Doja të shkoj në atë vend për një kohë të gjatë uji ka ngjyrime të mahnitshme, kryesisht ngjyrë rozë dhe portokalli. “Kjo është për shkak se algat e veçanta rriten atje”.

Ngjyrosja ikonike e lagunës Hutt vjen nga prania e algave që prodhojnë karotinoide, e cila është një burim i beta-karotenit; një agjent për ngjyrosjen e ushqimit dhe një burim i madh i Vitaminës A. Salina Dunaliella përdoret zakonisht në kozmetikë dhe në shtojcave dietike.