Pamje mahnitëse. Meteori ndriçon natën

676
Sigal

Dhjetra thirrje telefonike në polici të njerëzve të frikësuar të cilët thanë se kishin parë  një dritë në qiell.

Në disa sekonda nata mori pamjen e ditës.

Rënia e një meteori, pak pas mesnatës, në Alice Springs të Australisë, nuk kaloi pa u vënë re.

Sipas autoriteteve, ishte një asteroid që u ndez  pasi hyri në atmosferë.

Në mediat sociale sigurisht filluan të shkruajnë se kishin parë UFO-t.

Për t’i dhënë fund hipotezave të ndryshme, astronomi David Finlay shpjegoi fenomenin: “Është mjaft e qartë se kjo është një meteor dhe asgjë më shumë’.