Nuk ju zgjat aroma e parfumit? Përdorni këto truke fare të thjeshta!

319
Sigal

Në ditët e sotme, tregu është i mbushur me qindra lloje parfumesh. Ka aq shumë opsione, sa është e pamundur të mos gjeni diçka që ju përshtatet, si në aromë ashtu edhe në çmim.

Megjithatë, ka një problem tjetër: Ju aplikoni parfumin dhe pas ca minutash/orësh nuk e ndjeni më aromën e tij.

Fatkeqësisht, kjo ndonjëherë ndodh edhe me parfumet që nuk kushtojnë pak.

Këto truke të vogla që mund të bëni me parfumin tuaj do ju sigurojnë një jetëgjatësi më të madhe të aromës në trup.

Ja ç’duhet të bëni:

#1

– Përpara se të aplikon parfumin, lyejeni trupin ose zonat ku do vendosni parfumin me një krem hidratues ose vazelinë. Kjo do bëjë që parfumi të qëndrojë më gjatë në këto zona.

#2

– Ruajini parfumet në një vend të thatë, pa lagështirë dhe me temperaturë normale.

#3

– Hidhni parfum menjëherë pas dushit, para se të jeni veshur, pasi lagështira e trupit ndihmon që aroma të qëndrojë më gjatë.

#4

– Nëse jeni mësuar të aplikoni parfum në kyçe dhe më pas t’i fërkoni me njëri-tjetrin: Mos e bëni. Kjo vetëm sa do zbehë aromën.

#5

– Hidhni pak parfum te krehri i flokëve dhe më pas krihini. Duke qenë se dhe flokët do mbajnë erë të mirë, e gjithë aroma do ndihet më shumë.