Nuk e njohin alarmin: Ja me çfarë i zgjon Kim Kardashian fëmijët në mëngjes

169
Sigal

Katër fëmijët e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, Saint, Chicago dhe Psalm, këtë periudhë zgjohen çdo mëngjes me këngët e Krishtlindjeve të cilat i luan pianisti fitues i Grammy, Philip Cornish.

Kim publikoi një video ku tregon se pianisti shkon çdo mëngjes për të zgjuar fëmijët e saj, në mënyrë që rrëmuja e zhurma e mëngjesit të zëvendësohet me këngë qetësuese Krishtlindjesh.

Nuk e njohin alarmin: Ja me çfarë i zgjon Kim Kardashian

Në video, duket një piano e bardhë ku Cornish luan këngë festive pranë një peme vezulluese, ndërkohë që fëmijët dëgjohen duke bërtitur në sfond. Kim pretendon se kjo traditë i ndihmon ata të zgjohen dhe të qetësohen para se të shkojnë në shkollë.

Nuk e njohin alarmin: Ja me çfarë i zgjon Kim Kardashian

“Epo, a nuk është bukur që Kim Kardashian paguan dikë që të luajë në piano për të zgjuar fëmijët e saj në mëngjes? Por, çfarë të keqe ka të thuash vetëm: ‘Çohuni nga krevati!’,” – tha dikush.

“Unë mendoj që njerëzit e pasur nuk përdorin Spotify,” shtoi një tjetër. “Kjo është arsyeja pse i nevojiten 200,000 dollarë në muaj,” shkroi një tjetër komentues duke iu referuar marrëveshjes së divorcit mes saj dhe Kanye West, sipas së cilës reperi duhet të paguajë 200,000 dollarë për kujdesin e fëmijëve çdo muaj.

“Pse kam përshtypjen që North nuk e duron dot këtë gjë dhe zgjohet e bën ca shikime dhe tallet?” lexohet në një tjetër koment online. Disa njerëz, sigurisht, kanë aluduar se Kim e postoi videon për të larguar vëmendjen nga skandali i Balenciaga-s.