Njihuni me ushqimin më të konsumuar në të gjithë botën

625
Sigal

Orizi i pranishëm në qindra varietete në menynë tonë të përditshme dhe shumë i dashur për çdo popull e kontinent mbetetushqimi më i konsumuar në botë.

Përdorimi kulinar i kësaj bime barishtore (Oryza sativa), vërtetohet për herë të parë në Azi, ku tashmë konsumohet që prej 10,000 vjetësh dhe ende mbetetushqimi kryesor për miliarda njerëz.

Pastaj, përmes Greqisë, orizi u përhap gjithashtu në Evropë, duke u vlerësuar për vetitë ushqyese dhe tretshmërinë e lehtë.

Përshtatshmëria ndaj territoreve dhe temperaturave të ndryshme ka siguruar sukses në çdo cep të botës.

Përveç orizit (dhe drithërave), midis ushqimeve më të njohura në mbarë botën, dallohen edhe makaronat dhe pica të cilat janë specialitete të Italisë por preferohen në të 5 kontinentet.