Njihuni me qenin më të çuditshëm në botë…

626
Sigal

Një qen i pajisur me një maskë për ta ndaluar të hajë gjithçka që shikonte me sy e ka marrë hakun e tij duke e ngrënë edhe atë.

Andrew dhe Teri Gumpert e quajtën qenin 18-vjeçar Dexter duke i vendosur një parzmore lëkure pikërisht për ta mbrojtur nga kafshimi i gjithçkaje.

Por plani u prish kur ai gllabëroi edhe atë.

Gumpert tha: “E gjitha filloi me të pasi ishte duke ngrënë thuajse gjithçka madje edhe rrobat e shtëpisë”.

“Ne i morëm atij një maskë, por duket se ai ka tejkaluar çdo cak duke konsumuar edhe maskën e fytyrës”.

Fillimisht të gjithë menduan se ky qenush ishte më shumë lozonjar se sa duhej por rezultoi komplet diçka tjetër.

“Ai është një qen i bukur, i dashur, por ama është edhe shumë i dëmshëm”.

Vetë, Sebastian Griffin i është dashur të kryejë kirurgji katër herë tek Dexter për të hequr gjërat që ai ka ngrënë.