Njihuni me 73 vjeçaren që u kthye në 3 vjet në një ikonë fitnesi

317
Sigal

Një 73 vjeçare ka fituar qindra mijëra ndjekës në Instagram për postimet e saja frymëzuese të mbushura me këshilla për mbajtjen e trupit në formë, të cilat duket se kanë funksionuar në mënyrë fantastike për të.

Joan MacDonald, një gjyshe nga Ontario, Kanada, e filloi udhëtimin e saj të fitnesit vetëm 3 vite më parë dhe ka humbur 30 kg pasi mësoi nga e e bija, një trajnere profesioniste, se si të kujdesej për veten.

Joan tashmë ka një faqe Instagrami me 748,000 ndjekës, ku ajo publikon shpesh ushtrimet e saj dhe këshilla për një jetë të shëndetshme dhe aktive.