Njihuni me 5 bimët më të rralla në botë

3854
Sigal

1. Encephalartos woodii

‘Cycad Wood’ është zyrtarisht bima më e rrallë në botë. Ishte një specie mbizotëruese gjatë epokës Jurassic, por sot ekziston vetëm një e tillë, e cila është e mbrojtur në mënyrë të sigurt në kopshtet Keë të Londrës. Klonet e bimëve janë rritur me sukses në Amerikë dhe Holandë, por për shkak se E.Woodii është ‘dioecious’, domethënë ajo ka nevojë për bimët mashkullore dhe ato femërore për t’u riprodhuar.

Image

2. Nepenthes attenboroughii

Kjo lloj bime është një specie në zhdukje dhe për këtë arsye shumë persona të cilët merren me trafikimin e bimëve i kanë marrë dhe i kanë vendosur ato në shitje pasi janë bimë mish ngrënëse dhe për këtë arsye të dobishme. Një rast i rrallë me këto lloj bimësh ka ndodhur që kanë vrarë një numër të madh minjsh duke i ngrënë ata.

Image

2. Pulchra Callitriche
Kjo lloj bime dihet vetëm se ekziston në një pellg të vogël në ishullin e Gavados, pranë Kretës. Turizmi në ishull e ka vënë atë në rrezik dëmtimi dhe në rrezik për zhdukje.

Image

4. Rhizanthella gardneri
Kjo lule njihet si Orkide perëndimore, ndërsa petalet e saj nuk e shohin kurrë dritën e ditës dhe riprodhohet përmes insekteve që jetojnë nëntokë që polenizojnë lule. Vetëm 19 mostra të tyre ekzistojnë ende. Për shkak të përçarjeve bujqësore, mjedisi i bimëve po zvogëlohet me shpejtësi.

Image

5. Tahina spectabilis
Me emrin e quajtur “Suicide Palm” (Palma Vetvrasëse) rritet deri në 18 metra gjatësi dhe është e përbërë nga gjethe 5 metra të gjera. Mund të rritet për rreth 50 vjet para se të prodhojë ndonjë prej frutave dhe luleve të saj. Pas kësaj, ajo menjëherë vdes. Lloji u zbulua në vitin 2007 me vetëm rreth 100 bimë të pjekura që mendohet të ekzistojnë. Tani është vendosur nën mbrojtje nga gjuetia dhe shpyllëzimi.

Image