Sigal

Të jesh shtatzënë nënkupton t’i qëndrosh strikte disa rregullave të caktuara, si të mos konsumosh alkool, kafe dhe madje as mos të flesh në shpinë. Mirëpo, nëse martohesh me një pjesëtar të familjes mbretërore britanike, atëherë bëhuni gati për t’i thënë jo shumë gjërave të thjeshta që i bën çdo vajzë e zakonshme shkruan Class. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mëndje, por princeshat britanike i kanë të ndaluara këto veprime kur janë shtatzënë:
1. Është e ndalur të zbulojnë gjininë e fëmijës
Ndërkohë që nënat moderne zbulojnë në rrjetet sociale se çfarë do të sjellin në jetë: një djalë apo një vajzë, Kate Middleton e ka të ndaluar të flasë për këtë gjë. Sipas rregullave të pallatit mbretëror, prindërit nuk duhet ta tregojnë gjininë e fëmijës deri sa ai/ajo të vijë në jetë. Zyra e shtypit mbretëror pasi vjen në jetë fëmija, jep lajmin dhe tregon gjininë e foshnjes.

 640 0 5bb5cd0d6ed6a

2. Është e ndalur të pranojnë dhurata
Në ditët e sotme në Britani, prindërit e rinj bëjnë një listë me dhurata për miqtë e tyre. Si funksionon kjo gjë? Miqve të tyre më të afërt ju tregojnë nevojat që kanë për fëmijën dhe ata ju blejnë dhuratat që i duhen më shumë bebit. Pra në këtë mënyrë edhe ulin shpenzimet dhe marrin dhuratat që kanë nevojë. Kate Middleton e ka të ndalur të pranojë dhurata nga të tjerët për fëmijën e saj të porsalindur.

 640 0 5bb5cdbdc7cbd

3. E kanë të ndalur t’i japin makinës
Sipas statistikave, rreziku i një aksidenti me makinë rritet me 42% gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë. Kjo vjen si pasojë e lodhjes së trupit, dhimbjeve të kokës dhe humbjes së ndërgjegjes. Për këtë arsye, për të mbrojtur nënën dhe fëmijën e ardhshëm nga një aksident, Kate Middleton e ka të ndalur t’i japë makinës. Ajo sigurisht që ka një shofer personal.

 640 0 5bb5ce0083b36

4. E kanë të ndalur të jenë në humor të keq

Një anëtare e familjes mbretërore duhet të jetë gjithmonë në humor të mirë. Ajo duhet të jetë e sjellshme dhe t’ju buzëqeshë njerëzve të tjerë. Konsiderohet si sjellje e keqe kur ankohesh për shtatzëninë në publik.

 640 0 5bb5ce1bbb630

5. Është e ndalur të hanë në publik
Ka një teori që thotë se mund të gjendet gjinia e fëmijës nga preferencat që ka nëna sa i përket ushqimit. Nëse ajo konsumon ushqime të ëmbla, ajo do të ketë një vajzë, ndërsa nëse konsumon ushqime të kripura do të bëhet me djalë. Prandaj, Dukesha Kate nuk duhet të hajë në publik, në mënyrë që të shmangë thashethemet për gjininë e fëmijës. Përjashtim nga ky rregull bën, kur të gjithë në tryezë po hanë, atëhërë edhe Kate sigurisht që nuk do të qëndrojë pa ngrënë.

 640 0 5bb5ce33b47b8

6. Leja e lindjes është 5 muaj
Kate Middleton nuk mund të mungonte në ngjarjet e rëndësishme të familjes mbretërore para lindjes së djalit, Louis. Pas lindjes së tij, ajo mori lejen e lindjes e cila ndryshe nga vajzat e zakonshme zgjat vetëm 5 muaj.

 640 0 5bb5ce542723a

7. Është e ndalur të blejë rroba në dyqane
Kjo gjë është e ndalur sepse njerëzit mund t’i bëjnë foto Kate dhe kështu zbulojnë gjininë e bebit. Nëse ajo blen rroba në ngjyrë të kaltër dihet që është djalë, ndërsa nëse ajo blen rroba rozë, dihet që është vajzë. Blerja e rrobave të bebit është “top sekret”.

 640 0 5bb5ce6a11aff

8. Është e ndalur të veshin rroba që i tregojnë barkun
Një princeshë duhet të veshë rroba që fshehin barkun e saj të rrumbullakosur. Para së gjithash, për të parandaluar shfaqjen e thashethemeve të hershme në media. Së dyti, sipas rregullave të modës mbretërore, konsiderohet e papërshtatshme të veshin rroba të ngushta princeshat shtatzëna. Ata duhet të mbajnë veshje të lira që nuk pengojnë lëvizjet e tyre.

 640 0 5bb5ce8b5f9c4

9. Është e ndalur të tregojnë datën e lindjes
Pallati Mbretëror tregon vetëm muajin në të cilin trashëgimtari do të lindë, por data nuk tregohet asnjëherë. Shpesh, ky lajm publikohet nga zyra e shtypit mbretëror kur nëna është në javën e 10-12 të shtatzënisë së saj.

 640 0 5bb5cea8aa633

10. Është e ndalur t’i bëjnë selfie foshnjes
Ndryshe nga nënat e tjera të cilat mezi presin të publikojnë foto të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale, Kate nuk mundet pasi ajo e ka të ndalur të ketë llogari të sajat në Instagram, Twitter apo Facebook. Vetëm një foto e fëmijës mund të publikohet në llogarinë e familjes mbretërore në Twitter.

 640 0 5bb5cebc21dc1