Një listë me pyetjet e duhura që duhet t’ia bësh personit që ke qejf

105
Sigal

Në një njohje të re, faza e pyetjeve është ndoshta e nënvlerësuar, ama vendimtare. Nëse do të nisësh një bisedë të thellë dhe kuptimplotë me personin që pëlqen, ja ku e ke një listë me pyetjet e duhura:

Ku shpreson të jesh pas disa vitesh?

Për çfarë je më tepër mirënjohës/e në jetë?

Cili është koncepti yt mbi lidhjet e sotme?

Cila është ajo gjë që njerëzit keqkuptojnë tek ti dhe ty të bezdis shumë?

Cila është arritja më e madhe në jetën tënde?

A ke qenë ndonjëherë në terapi?

Cili është heroi/na yt/jote?

Cili është rregulli mbi të cilin e bazon jetën tënde?

Po fobia më e madhe?

Me cilin anëtar të familjes je më i/e afërt?

Cili është personi që të bën të ndihesh më i/e sigurt dhe shpatulla më e ngrohtë për ty?

Nga të gjithë njerëzit në jetën tënde, kush të njeh më mirë?

A do të krijosh një marrëdhënie në këtë moment të jetës?

A mendon ndonjëherë për ish-in dhe bën një rezyme pse u ndave, apo çfarë do të doje të shkonte ndryshe?

Mes punës, familjes, miqve dhe dashurisë, cilat janë 2 prioritetet kryesore?

E sheh veten si prind në një moment të caktuar?

Cila do ishte jeta jote ideale, nëse paratë nuk do të ishin fare problem?

Ç’mendim ke për abortin?

Cila është ajo gjë që vërtet të bën të humbësh toruan?

Nëse do ndryshoje diçka në pamje apo karakter, cila do të ishte ajo?

Më thuaj një sekret për veten.