Një botë mermeri zhytur në një liqen

593
Sigal

Thellë në pikat e largëta të Patagonisë, një liqen akullnajor që shkëlqen në mënyrë të mrekullueshme mban në brendësi të tij diçka fantastike.

‘Kur të arrini në shpella, do të vëreni një heshtje të madhe, një qartësi, një sintezë ngjyrash me të cilat do të bini në dashuri’, tha turisti, Hans Claussen.

Shpella e mrekullueshme shtrihet pak metra nga bregu, por shpatet e pjerrëta, të pyllëzuara prapa saj, tregojnë se mënyra e vetme për të mbërritur në të është me një anije.

Zhurma e valëve të ujit që përplasen në brendësinë e shpellës dhe valët e ujit që pasqyrohen në muret e brendshme të saj krijojnë një imazh të mrekullueshëm dhe shumë qetësues për syrin e njeriut.

Në varësi të sezonit, niveli i liqenit mund të ndryshojë ndjeshëm. Gjatë muajve të verës, uji i shkrirë nga malet përreth mund të bëjë që niveli i ujit në liqen të rritet me rreth 1m.

Në dimër, ujërat pakësohen për të zbuluar pjesët e shpellave që janë zakonisht nën sipërfaqe. Njerëzit mendonin se bëhej fjalë për art modern kur shikonin këto fotografi tregon turisti kur në të vërtetë ishin mermeret plot ngjyra dhe veçanërisht me një blu të bukur.