Nga Big Bang e deri sot në 2 minuta: Kjo është jeta e një galaksie

594
Sigal

E gjithë jeta e një galaksie, nga rreth 1.5 miliardë vjet pas Big Bang e deri më sot, në një simulim. Një ekip studiuesish gjermanë dhe amerikanë ka përfunduar rindërtimin më të hollësishëm të lindjes dhe evolucionit të një sistemi të përbërë nga një numër i madh yjesh dhe reve të gazit dhe pluhurit. Shkencëtarët kanë konsideruar një kohëzgjatje prej 12.14 miliardë vjet. Siç tregon “Illustris TNG50” – siç e kanë quajtur simulimin – një vrimë e zezë super e madhe, e mbërthyer nga një seri gazesh dhe materialesh në lëvizje të vazhdueshme, mbizotëron skenën. Me kalimin e viteve, zhvillohen sasi të mëdha të energjisë, në formën e erërave shumë të forta, të cilat më pas çojnë në zgjerimin e galaktikës. Falë këtij simulimi, bota e shkencës merr një kontribut të rëndësishëm për të vazhduar të kuptojë  historinë evolucionare të kozmosit.