Nesër mbërrin ‘Hëna rozë’ por kujdes

725
Sigal

Nesër në qiell do të shfaqet një ‘Hënë rozë’ por kujdes bëhet fjalë vetëm për një iluzion, ka shkruar sot TGcom24.

Sytë në qiell përsëri këtë të premte, të 19 prillit, sepse një ngjarje unike na pret lidhur me satelitin tonë.

Por emri nuk duhet të na mashtrojë sepse nuk do të kemi vërtet një hënë në ngjyrë rozë por bëhet fjalë për një ngjarje astronomike e cila është e lidhur me lulëzimin e myshkut rozë një bimë me gjelbërim të përjetshëm, lulet e të cilave kanë një ngjyrë rozë karakteristike, e cila në disa zona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kthehen në shtrirje me sipërfaqe të mëdha reale interesante.

Nëse vërtet doni të shikoni një event lidhur me Hënën atëherë do të duhet të pajiseni me një teleskop po edhe me sy të lirë mund të bëheni dëshmitarë të një super Hëne e cila do të jetë e disata herë që arrin një madhësi jo të vogël.

Hëna rozë ka një kuptim shpirtëror, i cili i është dhënë nga amerikanët vendas ndaj edhe realisht nuk bëhet fjalë vërtet për një satelit ngjyrë rozë. Sigurisht kuptimi shpirtëror që i është dhënë është shumë pozitiv: rilindja dhe ripërtëritja.

Pas një dimri të ftohtë, rilindja e trëndafilit ngjall bukurinë dhe gëzimin dhe shërben si një kujtesë se jeta është bërë nga uljet dhe ngritjet.

Si dhe lule dhe në veçanti myshqet e egra me ngjyra të ndryshme zhduken në muajt e dimrit dhe pastaj kthehen më të bukur në pranverë. Me pak fjalë, natyra na tregon rrugën për të zgjuar trupin dhe mendjen.

Image

Image