Sigal

Ngjyrat që zgjedhim lidhen drejtpërdrejtë me gjendjen tonë mendore.

Testi më poshtë me ngjyra është një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar gjendjen dhe qëllimet e një personi.

Jeni gati ta nisni?

Ajo çka duhet të bëni është e thjeshtë. Në foton përballë keni 8 butona me ngjyra të ndryshme. Ju duhet të zgjidhni njërën prej tyre, duke menduar se ajo do bëjë një kthesë pozitive në jetën tuaj.
Nëse e bëtë këtë gjë, zbulo më poshtë përshkrimin që të përshtatet.

E kuqe
Nëse zgjidhni ngjyrën e kuqe, kjo do të thotë që ju jeni një person i gatshëm dhe i etur për të dhënë shumë gjëra për këtë botë. Kjo do të thotë që ju doni të dëgjoheni dhe të njiheni nga të tjerët. Doni të bëni më të mirën tuaj në çdo aspekt të jetës duke u bërë punonjësi më i mirë, partneri etj.

E verdha 
Qëndrimi juaj ndaj jetës është mjaft optimist, bindës dhe pozitiv. Ndërmarrja e rreziqeve është diçka që ju nuk e keni frikë, por në të njëjtën kohë, arrini të qëndroni të arsyeshëm dhe racional. Ju jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe jeni gati për t’i përdorur ato në maksimum.

Portokalli 
Ju jeni ai që mund të shijoni suksese të vogla. Motivimi juaj më i mirë është kuptimi se gjërat e mëdha fillojnë me hapa të vegjël. Kjo është arsyeja pse ju gjithmonë fokusoheni në detaje dhe nuk humbisni shansin për t’i përmirësuar ato.

Jeshile 
Zgjedhja e butonit të gjelbër tregon luftën tuaj të përhershme mes të qenit i lirë dhe i sigurt në të njëjtën kohë. Ju jeni ai që përpiqet të mbajë gjithmonë veten të ekuilibruar dhe të qetë, gjë që ju bën një shok, shoqërues dhe partner të mirë. Megjithatë, ka një gjë që duhet të mbani në mend: Në kërkim të një ekuilibri, mund të harrosh gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi për ty.

Rozë 
Periudha që po jetoni aktualisht është e mbushur me gjëra të mira dhe të këndshme dhe ju jeni shumë të vetëdijshëm për të. E vetmja gjë që duhet të mbani mend është që të qëndroni të niveluar dhe të mbani këmbët tuaja në tokë, përndryshe, mund të bëhet shumë e dhimbshme “zbritja” në tokë.

Lejla 
Zgjedhja e butonit lejla tregon se keni arritur vetë jetën që keni ëndërruar. Tani keni mjaft besim në veten tuaj për të ndjekur të gjitha qëllimet dhe dëshirat që keni mbajtur brenda jush për aq kohë. Ju e dini se çfarë meritoni dhe përdorni këtë njohuri për fitoret tuaja pavarësisht se jeni një person shumë i ndjeshëm.

Blu 
Zgjedhja e kësaj ngjyre është e gjitha për ekuilibrin e duhur. Ju e vlerësoni konceptin e jetesës në ekuilibër dhe e dini sesa e rëndësishme është në arritjen e qëllimeve. Ju jeni të vetëdijshëm se arritja e një ekuilibri të përjetshëm është e pamundur, por ju jeni duke bërë më të mirën tuaj.

Gri 
Racionaliteti është emri juaj i dytë. Ti je ai që i mban këmbët në tokë. Ky funksion mund të të bëjë që të dukesh i ftohtë dhe i largët, por ata që me të vërtetë ju njohin e dinë sesa të ndjeshëm dhe të thjeshtë jeni.