Mos u bëj i mërzitshëm: Thuaji asaj/atij ‘natën e mirë’ kështu!

266
Sigal

Mos dëgjova gjë “Natën tani, se po fle unë?” – Hmm, jo kaq shpejt. Lexo më poshtë çfarë t’i shkruash atij (asaj) për ta bërë të mendojë gjithë natën për ty!

1. Më mungon aq shumë sa do të doja të ishe këtu duke gërhitur pranë meje. Po, kaq shumë më ka marrë malli për ty. Naten e mire!

2. Do doja të të kisha këtu dhe të të përqafoja fort tani. Do ëndërroj për këtë. Natën!

3. Po përpiqem të iki e të fle sa më shpejt sepse mezi po pres të vijë e nesërmja dhe të jemi prapë bashkë.

4. Vazhdoj t’i kujtoj vetes se do të ëndërroj për ty gjithë natën, në mënyrë që të mos më marrë malli shumë.

5. *Një foto tuajën* – Fjalët s’mund ta shprehin sa do doja të ishe këtu në shtrat me mua.

6. Krevati im duket bosh pa ty. Do doja të ishe këtu. Natën e mirë!

7. U bëra gati për të fjetur dhe gjithçka që kam në mendje je ti. Më mungon zemër.

8. Më ka marrë malli të të shoh duke fjetur.

9. Natën zemër. Po manifestoj të të dal në ëndërr! XOXO

10. Nuk mund të fle pa të thënë dhe njëherë se “të duaaa”. Kështu që…të dua! Natën.

11. Natën njeriu im i preferuar.

12. Para se të fle, desha të të them që je gjëja e fundit që mendoj kur po më merr gjumi.

13. Faleminderit që ma bën çdo ditë më të bukur, edhe çdo natë… në shtrat. XOXO

14. Po iki të fle. Më bëj një nder dhe ëndërro për gjithë gjërat që do bëjmë bashkë herës tjetër.

15. Do fle duke menduar për ty sot. Shpresoj të të shoh në ëndrra, ashtu siç ti e di si dua unë.

16. Do doja të ishe këtu tani. Më duhet të fle, por po të të kisha këtu…le të themi që nuk do flija. Natën!

– Mos harroni emoji-t,  por pa e tepruar. Tani po, natën e mirë!