Miliarda llogari bankare të vjedhura janë në shitje në dark web, zbulon kërkimi

333
Sigal

Miliarda emra dhe fjalëkalime të vjedhura, ku përfshihen dhe ato për llogari bankare, janë në shitje në dark web, ka treguar një studim i ri. Firma e sigurisë kibernetike Digital Shadows u shpreh se gjeti më shumë se 15 miliardë kredenciale online, në përdorim të kriminelëve. Sipas saj, detajet e llogarive ishin në shitje në dark web. Llogaritë e aplikacioneve muzikore janë në shitje për £12, ndërsa ato bankare për mesatarisht £56. Firma tregon se numri i llogarive të vjedhura është katërfishuar që nga 2018.