Mënyrat ideale për ruajtjen e hudhrës në shtëpi

621
Sigal

Hudhra është një zhardhok plot vlera për shëndetin e njeriut.

Ajo plotëson shijen e shumë gatimeve të kripura dhe pikante dhe nga ana tjetër e fuqizon organizmin ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Hudhra ka veti të jashtëzakonshme anti-bakteriale dhe është shumë e mirë kundër infeksioneve të ndryshme dhe inflamacionit.

Mënyra se si e ruajmë hudhrën në shtëpi luan një rol shumë të rëndësishëm për jetëgjatësinë dhe aromën e saj.

Duke lexuar më tej do të mësoni mënyrat më të mira jo tradicionale për ruajtjen e hudhrës.

Pjekja

Pjekja e hudhrës në furrë është jo vetëm një mënyrë e shijshme për të konsumuar hudhrën, por edhe për ta ruajtur në ngrirje pa fund.

Spërkatini  thelbinjtë e plotë të hudhrës me pak vaj ulliri dhe më pas piqini në furrë për 45 minuta në një temperaturë prej 175 gradësh.

Më pas hiqeni cipën e hudhrës dhe merrni vetëm pjesën e butë të cilën duhet ta fusni në një enë të përshtatshme për ngrirje.

Vaji i ullirit pengon ngrirjen e plotë të hudhrës.

Turshitë

Hudhrën mund ta transformoni në turshi të shijshme.

Mënyra e përgatitjes së turshisë është e njëjtë me të tjerat: kripë dhe uthull.

Ndonëse aroma zbehet, hudhra turshi shkon shumë me sallatat dhe të skuqurat.

Tharja

Për tharjen e hudhrës ju këshillojmë që ta qëroni atë dhe ta prini hollë.

Fetat e holla renditini në një tepsi ku keni shtruar letër pjekjeje për 30 minuta.

Më pas ruajini në një enë të puthitur mirë të cilën mund ta mbani në temperaturë ambienti për muaj me rradhë.

Po Hudhra Në Vaj Ulliri?

Vaji i ullirit me hudhër ofron padyshim një shije fantastike në gatim.

Megjithatë sekreti i përgatitjes së këtij vaji qëndron tek hudhra.

Ajo duhet pjekur ose skuqur lehtë, sepse në të kundërt vaji do të ofrojë terrenin e duhur për lulëzimin e një bakteri të rrezikshëm që shënjestron nervat.