Kur është periudha e duhur për të bërë piercing dhe cilat janë trendet e këtij viti?

734
Sigal

Shpeshherë, kur na fiksohet diçka duam ta realizojmë në atë moment, ndodh zakonisht kur mendojmë të bëjmë tatuazh ose piercing. Kjo zgjedhje që disa herë është impulsive, ndikon edhe në mënyrën e jetesës, sepse në rastin e piercing, duke qenë se për disa ditë shkakton rrjedhje, duhet pastruar disa herë, nuk duhet të vritet, rrit inflamacionin e gjakut dhe duan kujdes. Në verë, një piercing që të “vlon gjakun” bëhët akoma më i bezdisshem prej temperaturave të larta, në dimër gjithashtu është shumë ftohtë dhe nuk do jeni të lirshëm prej bezdisjes, ndonjëherë dhimbjes, si për shembull në rastin e piercing në vesh që është e vështirë mbajtja e kapuçit. Zgjedhja mbetet e juaja, por si periudhë këshillohet pranvera dhe vjeshta, e nëse akoma nuk e keni vendosur se cilin do bëni, mund të zgjidhni nga këto sugjerime që do jenë në modë këtë vit:

 – Piercing në vesh, me vathë të vegjël dhe fin

Gjithnjë e më tepër moda po fokusohet tek aksesoset fin, minimalistë, siç po ndodh edhe me vathët e këtij viti.

Kur është periudha e duhur për të bërë piercing

– Piercing orbital

Një tjetër trend do jetë edhe lidhja e dy ose më shumë vrimave të shpuara të veshit (që mund të jenë afër ose larg nga njëra tjetra) me të njejtin vath.

Kur është periudha e duhur për të bërë piercing

– Piercing navel, ose ndryshe ai i kërthizës

Vazhdojmë pak aty me piercing minimalistë edhe tek kërthiza ju lutem!

Kur është periudha e duhur për të bërë piercing

– Piercing flat helix, 3 vathë rresht

Njerëzit po bëhën akoma edhe më të fiksuar me shpimin e veshëve për më tepër se një herë në të njëjtën kohë, mendohet se ka ardhur në formë ndjesie lirie pas periudhes së gjatë të pandemisë.

Kur është periudha e duhur për të bërë piercing

– Piercing në vetull ose përgjatë saj

Sigurisht që disa prej tyre nuk janë shpime të vërteta, por le të themi që këtë verë do e shohim shpesh këtë trend të ri të nisur nga Cardi B në Paris Fashion week.

Kur është periudha e duhur për të bërë piercing

– Piercing si kafshim gjarpri

Këtë vit, një tjetër trend i lezetçëm është pikërisht ky me 2 piercing pranë njëri tjetrit të lidhura me të njëjtin vath në dukej si pickim nga dhëmbët e gjarprit.

Kur është periudha e duhur për të bërë piercing

– Piercing në pjesën e flagrave të hundës dhe septum

Deri vonë kjo metodë ka qenë vetëm në flagrat e hundës ose në septum, por mesa duket këtë vit trendi do i përfshijë të dyja njëkohësisht, pra s’keni pse të zgjidhni se cilën do bëni.

Kur është periudha e duhur për të bërë piercing