Sigal

Kur konsumojmë ëmbëlsirë pas ushqimit, evitojmë rritjen drastike të sheqerit në gjak – gjë që ndodh kur ne konsumojmë ëmbëlsirë me stomakun bosh. Ajo që ndodh pak më vonë është rënia e sheqerit në gjak dhe hapja e oreksit për më shumë ëmbëlsira.

Nëse do mësohemi të konsumojmë ëmbëlsira kur jemi të pangrënë, trupi do të prodhojë më shumë insulinë, gjë që na bën të kemi ndjesi urie të vazhdueshme e cila nuk vjen nga nevoja që ka trupi për kalori, por nga ulje-ngritjet drastike të sheqerit në gjak. Sigurisht kjo nuk do të thotë që mund të konsumoni sa herë të doni një ëmbëlsirë pas ushqimit dhe nuk do të shëndosheni. Thjesht nëse ju vete mendja për një ëmbëlsirë, është mirë ta merrni pasi të keni ngrënë.