Sigal

Një 19-vjeçare e shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurit të saj ka vendosur që ta lidhë jetën përjetësisht me të, edhe pse në mënyrë simbolike.Ajo u “martua” në një ceremoni private në varreza, vetëm pak minuta përpara se trupi i pajetë i të dashurit të saj të varrosej.

E veshur me fustan të bardhë,Zyrine i tha betimet e saj dhe vendosi unazën e martesës në një ceremoni private në funeralin e Jake Anthony Macadangdang.

22-vjeçari, Macadangdang mbeti vrarë pasi një biznesmen sulmoi tre motoçikleta të cilat po mbanin 9 persona me të cilët ai kishte pasur një konflikt në një bar.

Familiarët e Zyrine dhe Macadangdang ranë dakord që të bënin një ceremoni martese për t’i lidhur në mënyrë simbolike dy të rinjtë duke qenë se fati i ndahu para kohe.