Kjo kafshë ndonëse për disa mund të jetë e neveritshme, tashmë ajo ka një profil në Twitter

641
Sigal

Kur njerëzit dëgjojnë fjalën oposum shumë fjalë na vijnë ndërmend duke menduar për diçka të pistë dhe të neveritshme dhe absolutisht nuk do të na shkonte ndërmend t’i quanin të adhurueshme këto krijesa të vogla me sy të zinj dhe thonj të gjatë që ngjajnë jo pak me minjtë.

E pra, faqja në Twitter #PossumEveryHour mund të ketë ndryshuar pa dashje të gjitha këto, duke i inkurajuar njerëzit që të ndajnë fotot e këtyre kafshëve pa kurrë farë ndrojtje, përkundrazi..

Personi i cili merret me administrimin e kësaj faqeje në rrjetin social dhe që me siguri ka edhe një të tillë në shtëpinë e tij publikon çdo orë nga një fotografi të re të kafshëzës duke e vendosur në poza nga më të ndryshmet dhe madje edhe duke e veshur atë me rroba të vogla:

View image on Twitter