Kjo hile e thjeshtë brenda frigoriferit do t’ju kursejë ushqim dhe sigurisht, para!

68
Sigal

Çmimi i gjithçkaje është rritur dhe nëse e bëni vetë pazarin e përditshëm e dini mirë ndjesinë e pakëndshme të fenomenit. Dhimbje edhe më e madhe se shpenzimi i parave për blerjet e nevojshme është ushqimi i shkuar dëm! Të hedhësh perimet, frutat apo ushqimet e tjera që skaduan sepse s’i përdorët siç duhet, të bën të ndihesh në faj dhe shpërdoruese, por mund ta ndryshoni nëse mësoni ca hile praktike, që për momentin janë goxha të famshme në Instagram.

Si fillim mbani mend se është më mirë të blini shumë herë nga pak, në mënyrë që gjërat të konsumohen në kohë dhe të freskëta. Së dyti: Blini një enë të madhe plastike dhe fusni brenda saj gjithë ushqimet që janë pranë afatit të skadencës. Qumështin e pakonsumuar, avokadon e hapur, qepët apo çfarëdolloj ushqimi që ishit gati për ta hedhur.

Diku në enë shënoni me të madhe “duhen konsumuar shpejt” dhe në momentin e parë që ju shkon mendja për të gatuar diçka, drejtohuni tek ky grup ushqimesh. Në varësi të asaj çfarë keni gjendje përpiquni të sajoni një vaks apo mes-vakt, duke shmangur kështu hedhjen e tyre dhe kursimin e parave.

Për ta kuptuar më mirë, hidhini një sy videos më poshtë: