Pas pasarelave të fundit në Paris për koleksionet Pranverë/Verë 2022, duhet të përgatitemi për një pranverë me pamje të guximshme.
Artisti i grimit Allan Avendaño, i cili bashkëpunon me yje si Vanessa Hudgens, Jodie Turner-Smith, Joey King, Rachel Zegler etj. tha për Elle se vitit 2022 do të ketë disa nga tendencat më të mira të grimit. Ja disa prej tyre:
“Markat kanë prodhuar disa produkte metalike të denja që të përmirësojnë pamjen tuaj pa pasur nevojë të jeni profesionistë,” tha ai.
Artisti i grimit vuri në dukje konturin dhe “tërheqjen” e fytyrës me blush. Kjo teknikë ishte e njohur në vitet ’80 dhe ka të bëjë me aplikimin e blush-it deri te pjesa e syve. “Blush-i me të vërtetë e gjallëron fytyrën, e ngre dhe e kornizon,” shtoi ai.
Sytë me xixa dhe buzët me shkëlqim do të jenë gjithashtu të rëndësishëm.
Ngjyrat! Nuancat që do të spikasin do të jenë – pjeshkë, koral, rozë, ngjyrat e tokës dhe e kuqja e pastër. Pamja që do të synohet do të jetë monokrom. “Një mënyrë për të krijuar pamje të lehta monokrom është që të përdorni të njëjtin produkt në sy, faqe dhe buzë,” tha Allan.
E të mos harrojmë qukat. “Iku koha kur njerëzit i urrenin dhe donin t’i fshihnin qukat. Qukat duken kaq mirë, sa disa njerëz po i lejojnë të duken ose po i shtojnë vetë në fytyrë,” u shpreh artisti i grimit.






















