Këto gjemba vendosen në pemë mos lejojnë zogjtë në to, ja përse

590
Sigal

Ndonjëherë saktësia dhe dashuria për të mirat materiale vërtet arrijnë kufij mjaft surrealë, madje mund të thuhet paranojak.

Këtë e demonstron ajo që u bë në Bristol, një qytet në Anglinë jugperëndimore. Një veprim që po shkakton shumë polemika, dhe që i sheh banorët e një lagje të pasur si protagonistë.

A është e mundur të privosh zogjtë e pemëve, t’i largosh ata që mos të ndalojnë më në degë, gjë që e kanë të parapëlqyer? Kushdo që do të përgjigjet në këtë pyetje do të thoshte jo, ose të paktën do të mendojë se është një shaka.

Në vend të kësaj në Bristol, disa njerëz kishin idenë e shkëlqyet për ta bërë këtë. Arsyeja është shume e thjeshtë: të mbrojnë makinat e tyre luksoze, të parkuara nën bimët në fjalë, nga jashtëqitjet e shpendëve.

Padyshim që: të kesh një makinë të ndyrë prej tyre nuk është aspak e këndshme, por të gjesh një mënyrë për t’i ndaluar ata, është një zgjidhje.

Pemët me këto “pajisje shtesë” armiqësore gjenden në kopshtin e dy shtëpive të vendosura midis Clifton Down dhe Pembroke Road.

Natyrisht, kjo nuk është hera e parë që ky sistem përdoret për të dekurajuar zogjtë të vendosen në vende të caktuara, por kjo zakonisht bëhet për të mos lejuar që kafshët të ndërtojnë fole në pjesë specifike të ndërtesave, mbase aty ku ka struktura që mund të dëmtohen.