Jo vetëm dashuri, përkëdhelja e nënës zhvillon trurin e fëmijës

887
Sigal

Përkëdhelja e nënës nuk është thjesht një gjest dashuri. Kontakti fizik mes nënës dhe bebit në fakt ndikon shumë në zhvillimin e vogëlushit, sidomos në zhvillimin mendor të tij . Eshtë ky përfundimi në të cilin ka arritur një grup shkencëtarësh në Insitutin Mendor të New York .

Sipas tyre prekja e nënës ndikon aq shumë në trurin e një bebi sa efektet mud të jenë afatgjatë.

Madje përkëdhelja e saj ndikon në prodhimin e një neurotransmetuesi i cili është faktor kyç në zhvillimin e trurit të fëmijës. Nëse në ditët e para të jetës, ndan nënën nga foshnja, mund të ndikojë në crregullime psikike të fëmijës duke prekur edhe sjelljen, është ky një nga rezultatet e studiuesve amerikanë.

Në studim u morën një grup prej 24 vogëlushësh të cilëve iu monitorua aktiviteti në tru si dhe reagimi gjatë momentit kur ishte më nënën.

U pa se se kishte një lidhje direkte mes përkujdesjes së nëëns dhe prodhimit të serotonina neurotransmetuesit i cili ka aftësinë të ndikojë në zhvillimin e trurit si dhe rregullon humorin dhe emocionet.

“Rezultatet tona tregojnë se prekja e nënë dhe serotonina janë faktorë të rëndëishe në aktivitet nerurorik dhe në zhvillimin e trurit të fëmijëve ‘ nënvizuan kërkuesit prandaj nëna mbajini sa më afër të vegjlit tuaj.